I fundit në renditje, Wolverhampton shkarkon trajnerin Vitor Pereira, ja kandidatët për ta zëvendësuar…
Tottenham humbi në derbin londinez ndaj Chelsea këtë të shtunë dhe ai që vendosi fatin e ndeshjes për Blutë ishte Joao Pedro. Hotspurs nuk zhvilluan një ndeshje të mirë dhe rezultati i saj i zemëroi jo pak lojtarët.
Dy prej futbollistëve të Tottenham, Micky Van den Ven dhe Djed Spence e shfaqën publikisht frustrimin në përfundim të sfidës kur injoruan përshëndetjen e e trajnerit të tyre, Thomas Frank teksa po dilnin nga fusha e lojës duke shkuar direkt në dhomat e zhveshjes.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dukej qartë trajneri Frank që fillimisht i jep dorën Marescas për t’iu afruar dy futbollistëve për t’i përshëndetur, ndërkohë që ata shihnin në anën tjetër dhe vijuan të ecnin pa qëndruar as edhe një sekondë për të pritur trajnerin. Një sjellje që Thomas Frank u përpoq ta justifikojë gjatë konferencës së tij për shtyp
‘Sigurisht që futbollistët janë të frustruar-tha Thomas Frank-iu pëlqejnë të bëjnë gjërat mirë, të fitojnë, të japin maksimumin, kështu që unë I kuptoj. Mund të jemi konsantë në të mirë e në të keq, për këtë arsye fola me tifozerinë. Është më argëtuese kur fiton, këtë jua siguroj’.
Ai që kishte më shumë arsye për të qenë i frustruar ishte Micky Van den Ven pasi goli i Joao Pedros nisi nga një gabim i tij. Gazetarët e pyetën Thomas Frank edhe për sjelljen e futbollistëve të tij i cili vijoi t’i mbrojë
‘E kuptoj pse e bën këtë pyetje, por do të thoja që është problemi më I vogël-vijoi Thomas Frank- Micky Van de Ven dhe Djed Spence po bëjnë gjithcka munden. Të gjithë jemi të frustruar. I bëmë gjërat ndryshe, nuk besoj se është një problem I madh’.
Top Channel