15 ndeshje 15 fitore, Bayern është i pandalshëm, thellon akoma më shumë rekordin
Bayerni i Mynihut ka një fillim sezoni të përkryer, 15 fitore në 15 ndeshjet e para të zhvilluara deri tani duke thelluar akoma më shumë rekordin e tij, suksesi i fundit ishte ai ndaj Bayer Leverkusen 3-0 ditën e shtunë.
Një prej protagonistëve të këtij rekordi është edhe Harry Kane. Sulmuesi anglez është tashmë në kuotën e 22 golave sezonalë dhe duket më në formë se kurrë. Për këtë arsye te klubi bavarez po fillojnë të shqetësohen për klauzolën e zgjidhjes së kontratës së tij që hyn në fuqi duke nisur nga vera e ardhshme.
Sipas kësaj klauzole, Harry Kane mund të largohet nga Kampionët e Gjermanisë për 65 milionë euro, një shifër kjo, aspak e ekzagjeruar për një sulmues që në moshën 32 vjecare duket se ka arritur kulmin e karrierës së tij. Vlen të theksohet se në javët e fundit, Harry Kane ka deklaruar disa herë se ndihet shumë mirë në Gjermani dhe se të paktën për momentin nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient
Top Channel