Vendos Joao Pedro, Chelsea fiton derbin e Londrës ndaj Tottenham
Arsenali po vazhdon ecurinë e shkëlqyer në Premier League, duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Burnley-t dhe duke ruajtur kreun e tabelës me 25 pikë pas 10 javësh.
Skuadra e Mikel Artetës tregoi edhe një herë forcën dhe stabilitetin e saj, duke konfirmuar pretendimet për titullin kampion, ndërkohë vendasit nuk patën mundësi të bënin gjë, teksa kishte minuta edhe për Armando Brojën.
Në ndeshjet e tjera, Manchester United u ndal në një barazim 2-2 ndaj Nottingham, duke humbur një mundësi të artë për t’u afruar me vendet e para.
Brighton mori një fitore bindëse 3-0 ndaj Leeds, ndërsa Crystal Palace triumfoi 2-0 kundër Brentford, duke ngjitur disa pozicione në klasifikim.
Në renditje, pas Arsenalit ndodhet Bournemouth me 18 pikë, ndërsa Tottenham, Sunderland dhe Manchester United ndajnë vendet pasuese me nga 17 pikë.
Premier League mbetet më e ndezur se kurrë, por për momentin “topçinjtë” duken të pathyeshëm në garën për titull.
Top Channel