Zyrtare / Ardian Nuhiu është trajneri i ri i Tiranës, i treti në këtë sezon për bardheblutë
31/10/2025 20:06
Tirana zyrtarizon trajnerin e ri, do të jetë 46-vjeçari nga Shkupi, Ardian Nuhiu i cili në karrierën e tij ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, Dritën, Gjilanin dhe Shkupin.
Ai zëvendëson italianin Roberto Bordin tek bardheblutë i cili u shkarkuar pas humbjes së thellë 4-1 nga Elbasani
Ish-trajneri italianë erdhi me synimin për ta ringritur ekipin bardheblu, por nuk ndodhi kështu. Pas 9 javësh Superiore, Tirana numëron 6 pikë, pozicioni i parafundit në tabelë, tregues se në çfarë gjendjen ndodhen.
Të shtunën pritet edhe të dalë përpara mediave trajneri i tretë për këtë sezon për Tiranën, pas Miles, Bordin dhe tashmë Nuhiu.
Top Channel