Nga 12 ndërtesat me vlerë 1 lek në Lushnjë te tenderët me shkelje në Durrës/ Çfarë zbuloi KLSH në 17 bashki, miliona lekë dëm dhe shkelje me fondet Një marshim paqësor është duke u zhvilluar përgjatë bulevardit Ismail Qemali, ku për kujtim të shokut të klasës nxënës së shkollës së mesme Ali Demi, miq familjarë por dhe qytetarë janë bashkuar kësaj proteste.
Me foto të Leandro Shametajt, por dhe pankarta në duar ata kanë kërkuar që çdo drejtues automjeti të ketë kujdes për jetën e tjetrit, të ashpërsohen ligjet për ata që drejtojnë makinën me shpejtësi. “Jo më bir!”, “Gëzo me engjëjt Leandro”, janë disa nga shkrimet në pankarta.
Ndërkohë prefektja e qarkut të Vlorës Evis Allushi ka shprehur ngushëllimet për familjen e Leandros. Po ashtu ajo është shprehur se ka bërë takim ditën e sotme me drejtues së Policisë Rrugore të Vlorës për marrjen e masave për shtrënguese për të gjithë ata që thyejnë ligjin por dhe për qytetarët të jenë të kujdesshëm për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor për te ruajtur jetën e tyre.
Top Channel