Tifozët kanë shpërthyer në rrjete sociale duke kërkuar që ish-portieri i Premier League, Gavin Bazunu, të provojë veten si sulmues, pasi realizoi një goditje të fuqishme me kokë në ndeshjen e Southampton U21 kundër Real Madridit.

Portieri 23-vjeçar i Southampton u gjend në “territor të panjohur” gjatë ndeshjes së Premier League International Cup në “St Mary’s”. Kur dukej se skuadra e të rinjve të Real Madrid do të siguronte fitoren falë golit të Thiago Pitarch në minutën e 76-të, Bazunu mori rolin e heroit në momentet e fundit.

Në minutat shtesë, pas një goditjeje këndi për “Shenjtorët”, portieri irlandez u ngjit në zonë dhe u ngrit mbi të gjithë me një goditje të fortë me kokë që përplasi traversën, për t’u kthyer më pas tek Abdulhalim Okonola, i cili e shtyu topin në rrjetë për barazimin dramatik.

Megjithëse goli iu regjistrua Okonolës, tifozët në rrjete sociale u mahnitën nga aftësitë ajrore të Bazunu-t. Njëri prej tyre shkroi: “Vendoseni përpara portës tani!”

Bazunu, që iu bashkua Southampton në vitin 2022 nga Manchester City për 12 milionë £, ka luajtur 32 ndeshje në Premier League para se skuadra të binte nga kategoria në vitin 2023. Ai ishte një figurë kyçe në rikthimin e Southampton në elitë sezonin pasues, por humbi vendin e titullarit ndaj Alex McCarthy gjatë fushatës së fundit në Premier League.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta