 Zbulohet pasuria e Max Verstappen, kampioni i botës në F1 lë pas yllin e kombëtares së Holandës
																		
					
					
					
						Zbulohet pasuria e Max Verstappen, kampioni i botës në F1 lë pas yllin e kombëtares së Holandës						 
								
			Jenson Button që u tërhoq nga Botërori i Formula 1 në 2016 deklaron tërheqjen përfundimtare nga garat automobilistike. I shpallur kampion bote në Formula 1 në 2009 me skuadrën surprisë ‘BrownGP’, britaniku në dy vitet e fundit ishte në Kampionatin Botëror të Rezistencës me skuadrën Jota(me makinat Porsche dhe Cadillac).
Gara e fundit e Je
Gara e fundit e Jenson Button e këtij kampionati dhe karrierës së ti do të jetë fundjavën e ardhshme në 8 Orë të Bahrein
‘Kjo do të jetë gara ime e fundit, gjithnjë më ka pëlqyer Bahreini, besoj se është një pistë argëtuese dhe unë do ta shfrytëzoj në maksimum se do të jetë përfundimi i karrierës sime si pilot profesionist-tha Jenson Button në një intervistë për ‘BBC Radio Somerset’
Jenson Button e nisi karrierën e tij në Formula 1 në vitin 2000 me skuadrën BMW Williams për të kaluar më pas në skuadra si Benetton, Renault dhe Honda, ndërsa në 2009 shkoi te skuadra e Brown GP dhe pikërisht në atë vit britaniku fitoi titullin për pilotë ndërsa vetë Brown GP atë për konstruktorë duke bërë historinë pasi ishte debutimi I kësaj skuderie në Formula 1. Në 2010 iu bashkua Lewis Hamilton te Mclaren ku ai qëndroi deri në 2016
Jenson Button e var helmetën në gozhdë me një bilanc të pasur përsa i përket Formula 1; 311 Çmime të Mëdha të zhvilluara, 15 fitore, 8 pole position, 8 xhiro të shpejta dhe 50 podiume
Top Channel