Në skuadër po ndryshon futbollin në Evropë, Bayern i Kompany është i pandalshëm
Fisnik Asllani kohët e fundit është vënë në qendër të zërave të merkatos së transferimeve. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës po spikat me paraqitjet e tij në këtë sezon aq sa ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve me peshë në futbollin evropian.
Një prej këtyre klubeve është Bayerni i Mynihut. Sipas zërave të orëve të fundit, skuadra kampione e Gjermanisë e ka vënë në shënjestër qendërsulmuesin 23 vjecar të Hoffenheim me Fisnik Asllanit që mund të largohet nga klubi i tij aktual edhe pse ka me të një kontratë deri në vitin 2029.
Bayerni i Mynihut e konsideron Fisnik Asllanin si alternativë të vlefshme për Harry Kane, por bavarezët duhet të kenë kujdes nga konkurrenca për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, pasi për të ka shfaqur interesin e saj edhe Barcelona, me skuadrën katalanase që është vënën në kërkim të pasuesit të Robert Lewandowskit.
Top Channel