Ditët e fundit në median sportive në vend u fol shumë për volejbollisten e Dinamos, Nayada Ferreira ndaj së cilës janë ngritur dyshime për gjininë dhe si pasojë ajo është pezulluar nga aktivitetet, ndërkohë që i është kërkuar edhe kryerja e testit të gjinisë.

Vetë sportistja braziliane ka reaguar dhe ka dërguar një mesazh në programin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel duke shprehur se i është bërë një padrejtësi.

Ka qenë e tmerrshme dhe e vështirë, por njerëzit do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi, sepse unë jam thjesht një vajzë që është e lirë dhe që ka të drejtën të ekzistojë, për t’u veshur dhe për të vepruar ashtu si ndjehem mirë dhe e vërtetë.

Unë nuk jam një grua e rreme; jam një grua e fortë, me shumë luftë pas vetes. Gjithmonë kam luftuar për të arritur qëllimet e mia dhe nuk do ta pranoj që këta njerëz të më rrëzojnë dhe të më përbaltin pa asnjë arsye. Unë jam unë, Nayara, dhe jam e lirë të jem ajo që dua të jem, ashtu si të gjitha gratë në këtë botë.-ishte reagimi i volejbollistes së Dinamos.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta