Një nga ekspertët e futbollit botërorë dhe trajneri legjenarë i Arsenalit, Arsène Wenger ka analizuar ndeshjen e djeshme EL CLasico duke treguar sekretin e golave të shënuar nga Kylian Mbappé.

Duke folur për golin e parë të francezit, Wenger theksoi inteligjencën taktike të Mbappé: “Barcelona ka humbur një lojtar me përvojë si Íñigo Martínez. Po ashtu, pa Lewandowskin dhe Raphinhan, ekipi humbi pjekurinë e zakonshme. Mbappé kishte planifikuar gjtihçka me mesfushorët e ekipit të tij: “Unë do të bëj vetëm lëvizje midis dy qendërmbrojtësve, më shikoni sa herë që keni topin.’”

Dhe gjtihçka e planifikuar u realizua në mënyrë perfekte nga Los Blancos. Në këtë mënyrë Mbappe shënoi golin e tij të 12 kundër Barcelonës në karrierën e tij.

Edhe pse më vonë iu mohua një tjetër gol nga penalltia e pritur nga Wojciech Szczęsny, Mbappé ka shënuar 17 gola në 16 ndeshje për Real Madridin në sezonin 2025/26, një formë që e konfirmon si liderin e padiskutueshëm të “Los Blancos”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta