Paul Pogba mund të përballet me një tjetër shtyrje të debutimit të tij me Monacon ndërkohë që fituesi i Kupës së Botës që ende po punon për t’u rikthyer në formë.

Pogba ka qenë jashtë fushave që nga shtatori i vitit 2023, pasi është dënuar për përdorim dopingu, dhe ende nuk ka hapur një aventurë të re në Ligue 1, pa marrë rreziqe të panevojshme për gjendjen e tij fizike.

Monaco është i kënaqur që e ka Pogban në skuadër, si një lojtar të provuar në nivelin më të lartë, por ngurron ta përfshijë mesfushorin 32-vjeçarë në planet konkrete ende. Ai ka zhvilluar seanca të plota stërvitore, pasi ka kapërcyer ndonjë pengesë të rastësishme dhe është gati ta hapë me forcë “derën” e formacionit.

Megjithatë, nuk është caktuar një datë e saktë për rikthimin e shumëpritur të Pogbas. Në një moment u sugjerua që ai mund të luante në një takim me Angers më 18 tetor, por ajo ndeshje ka ikur – së bashku me më shumë ndeshje në garat vendase dhe të Ligës së Kampionëve.  Trajneri i Monacos, Sebastien Pocognoli, pranon se ish-ylli i Manchester United dhe Juventusit,Pogba mund të jetë çështje javësh larg rikthimit në fushë, gjë që mund ta çojë atë përtej pushimit të ardhshëm ndërkombëtar në nëntor.

Pocognoli dha një përditësim për Pogban: “Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë javën tjetër. Kjo do të jetë gjëja më e mirë, në mënyrë që ai të jetë në kushtet më të mira për t’u rikthyer. Ka komunikim të shkëlqyer midis tij dhe stafit mjekësor për ta lejuar atë të jetë në kushtet më të mira dhe sa më të sigurt të jetë e mundur. Shpresoj që kjo javë e ardhshme do t’u përgjigjet pyetjeve tona të fundit.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta