Kërkoheshin në Greqi e Zvicër, arrestohen tre shqiptarë në Kakavijë e Janinë
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme sollën problematika në disa zona të qarkut të Shkodrës.
Pas disa orësh, me uljen e reshjeve duket se gjendja është përmirësuar teksa kryebashkiaku Benet Beci me anë të një postimi në Facebook shkruan: “Situata e normalizuar në Bashkinë Shkodër”.
Kryebashkiaku shton se në terren u angazhuan 35 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 18 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe punonjës të Ujësjellësit dhe të Emergjencave Civile.
Postimi i kryebashkiakut, Benet Beci:
Situata e normalizuar në Bashkinë Shkodër
Që prej orëve të para të mëngjesit, territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga reshje intensive shiu.
Si pasojë e reshjeve, janë evidentuar problematika në dy njësi administrative në Bërdicë dhe në Gurin e Zi.
Menjëherë pas njoftimit, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policia Bashkiake kanë qenë në terren për të ndërhyrë dhe zgjidhur problematikat e shkaktuara nga reshjet.
Në terren janë angazhuar 35 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 18 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe punonjës të Ujësjellësit dhe të Emergjencave Civile.
Sipas të dhënave nga terreni, situata është përmirësuar dhe aktualisht është drejt normalizimit. Ekipet e Bashkisë vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast nevoje.
Top Channel