“El Clásico” nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Është një konflikt idealesh, një betejë identiteti që pasqyron tensionet e thella kulturore, historike dhe politike midis kryeqytetit spanjoll dhe Katalonjës krenare.
Që nga takimi i parë në 1902, kjo sfidë ka tërhequr miliona tifozë, duke u kthyer në një simbol global të rivalitetit dhe pasionit sportiv. Çdo vit, dy klubet organizojnë një shfaqje që e gjithë bota po e pret me padurim, të pasuruar nga një skenë lojtarësh yje dhe momentesh të paharrueshme. Për dy ditë në dy qytetet më të mëdha të Spanjës, çdo gjë është e përqendruar në një fjali të vetme: “kush do të fitojë sot”.
Një sfidë që përtej futbollit ka rreth një shekull që tregon rivalitetin dhe papajtueshmërinë mes palëve. Sa herë që takohen, Barcelona zhytet në imazhin letrar të “ushtrisë së paarmatosur të Katalonjës”. Reali ruan atë të ekipit të pushtetit. Siç tha ish-ministri i jashtëm Fernando María Castiella, “Reali ishte ambasada më e mirë që ka pasur ndonjëherë regjimi i Frankos”.
Por le të kthehemi tek përballja sportive. Jemi thuajse në ¼ e sezonit të La Ligës dhe tabela ka marrë disi një formë që është thuajse e njëjta: Real Madrid dhe Barcelona janë në krye, të dyja skuadrat kanë fituar 15 ndeshje nga 18 të mundshmet, duke shënuar pothuajse 20 përqind të golave të divizionit, dhe shkojnë në El Clasicon e parë të sezonit sot pasi janë larguar nga grupi ndjekës, me Villarrealin e vendit të tretë pesë pikë pas Barcelonës së vendit të dytë dhe shtatë pas Madridit.
Pavarësisht dominimit të përgjithshëm, të dyja skuadrat kanë provuar se nuk janë imunë ndaj ndonjë gabimi. Humbja e vetme e Madridit për këtë sezon ishte turpërimi në derbin e kryeqytetit kur u mund nga Atletico me shifrat 5-2, ndërsa linja mbrojtëse ambicioze e Barcelonës u shpërfytyrua nga Sevilla para pushimit të kombëtares, duke humbur 4-1. E gjitha kjo e lë përballjen e pak orëve më vonë në një enigmë perfekte.
Ishte një përballje që prodhoi 23 gola në katër takime sezonin e kaluar, me Barcelonën që i fitoi të katër. Por ekziston një ndjesi se këta rivalë të mëdhenj janë më të barabartë këtë herë, me ardhjen e Xabi Alonsos që ndihmon në forcimin e një skuadre madrilene që ende duket po aq shkatërruese në krye. Ka shumë për të thënë për të shkuarën dhe të tashmen e tyre, por gjithçka fillon nga minuta 0 në orën 16:15 dhe të gjithë sytë do të jenë nga Madridi falë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe ekskluziv të DigitAlb.
Top Channel