Lando Norris është lideri i ri i kampionatit në Formula 1, kjo falë triumfit në Meksikë, ku la pas Charles Leclerc dhe Max Verstappen.

Një javë e dominuar tërësisht nga piloti britanik, i cili, përveç pole-position me rekord në provat zyrtare, zhvilloi edhe një garë në të cilën e nisi i pari dhe nuk e lëshoi për asnjë moment kreun.

Në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc, ndërsa podiumin e plotësoi Max Verstappen.

Piloti i ditës u shpall britaniku Bearman, i cili në mënyrë fantastike doli i katërti dhe la pas vetes Oscar Piastrin.

Tani kampionati ka një lider të ri, i cili është Lando Norris me 357 pikë, një më shumë se Piastri dhe 36 më shumë se Verstappen.

Gara e radhës është ajo e Brazilit më 9 nëntor, e cila do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta