Video/ Vinicius del mes polemikave duke fyer këdo në stolin madrilen, nga trajneri Alonso deri tek shokët e ekipit
Udhëheqësi i një klubi bëri akuza brutale kundër një gjyqtari të njohur serb përpara një numri të madh dëshmitarësh.
Gjyqtarët serbë janë në qendër të vëmendjes së publikut sportiv vendas, por, për fat të keq, temat janë krejtësisht jashtë sportit. Kështu përfundoi në paraburgim gjyqtari i famshëm i basketbollit Urosh Nikoliç, për shkak të akuzave të rënda për lidhje me strukturat kriminsale. Fatkeqësisht midhja midis gjyqtarëve dhe botës së krimit nuk mbaron këtu. Një histori “futbolli” praktikisht nuk u vu në dukje dhe nuk u nis asnjë hetim për të vërtetuar të gjitha faktet. Për çfarë bëhet fjalë?
Gjatë seancës së Shoqatës së Superligës dhe Ligës së Parë të Serbisë, një përfaqësues i klubit bëri akuza të ashpra kundër gjyqtarit para një numri të madh dëshmitarësh (ai e deklaroi qartë emrin dhe mbiemrin e gjyqtarit). Siç deklaroi ai në fjalën e tij, arbitri i lartpërmendur përdor drogë, është i varur nga bixhozi dhe bastet, dhe është në kontakt të ngushtë me fajdexhinj (duke marrë para me interes). Të gjitha detajet nga seanca e përmendur u raportuan nga Sport Club në raportin e tij nga eventi i mbajtur në Shtëpinë Serbe të Futbollit në Stara Pazova.
Tingëllon pothuajse e pabesueshme që gjithçka u la me kaq, as kreu i klubit nuk e përfundoi bisedën për shkak të akuzave, as gjyqtari nuk u mor në pyetje, nuk u ndëshkua dhe asgjë nuk u bë për shkak të seriozitetit të asaj që u tha. Fatkeqësisht, po vijnë informacione shtesë se kjo nuk është lista përfundimtare e gjyqtarëve sportivë që kanë probleme të caktuara që lidhen me lojërat e fatit dhe lidhjet me njerëz të caktuar nga mjedisi kriminal. “Tregu” serb i arbitrave ka nevojë urgjente për një rindërtim tërësor, jo ndryshime kozmetike apo grim, por një ndryshim rrënjësor të sistemit, i cili është padyshim problematik sapo ka ngjarje të tilla në të.
Top Channel