Një aksident i frikshëm është regjistuar në Çmimin e Madh të Malajzisë, në kampionatin botëror të Moto 3 dhe protagonistë u bënë pikërisht kampioni i saposhpallur i botës, Antonio Rueda dhe Noah Dettwiler

Gjithcka ndodhi në xhiron e formatimit në pistën e Sepangut kur Rueda goditi motorin e pilotit zviceran që ishte pak i ngadaltë ndoshta për shkak të ndonjë problemi teknik. Drejtuesit e MotoGP menjëherë bënë të ditur se të dy pilotët ishin të vetëdijshëm dhe u transportuan me një helikopter mjekësor.

Më pas skuadra Ajo, komunikoi se Rueda kishte vetëm një frakturë në dorë, ndërsa gjendja e Dettwiler është më serioze; babai i tij tha për të përditshme zvicerane ‘Blick’ se Noah është në gjendje stabël, i shtruar në terapi intensive dhe se kishte pësuar disa arreste kardiake. Ai shtoi se djali i tij është në gjendje stabël, por është ende herët për të thënë se është jashtë rreziku për jetën. Më pas edhe skuderia CIP Green Poeer ka bërë një përditësim për gjendjen e tij: ‘Këtë mëngjes, gjatë xhiros së formatimit në Sepang, piloti ynë Noah Dettëiler u përfshi në një aksident të rëndë-theksonte skuadra e zviceranit në një postim në rrjetet sociale-ai u transportua në spital në Kuala Lumpir dhe do të duhet t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjikale. Është në duar të sigurta dhe ju kërkojmë me mirësjellje të respektoni privatësinë e tij. Për momentin nuk do të japim detaje të tjera, Noah është një luftëtar i vërtetë dhe e gjithë skuadra CIP Green Poeer është përkrah tij’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB