MotoGP, Bagniaia gjen buzëqeshjen në Malajzi, fiton garën Sprint. Alex Marquez zyrtarisht nënkampion i botës

25/10/2025 10:34

Kjo e shtunë ishte perfekte për Francesco Bagnaia. Piloti Italian pasi fitoi pole position në Cmimin e Madh të Malajzisë në MotoGP, arriti të triumfojë edhe në Garën Sprint.

Ishte një garë perfekte për Bagnaian që gjatë gjithë sezonit është përballur me shumë vështirësi me italianin që nuk iu la asnjë hapësirë kundërshtarëve të tij.Në podium, në vendin e dytë  dhe të tretë pas Ducatit zyrtar, u pozicionuan dy pilotët e skuadrës Ducati Gresini, Alex Marquez dhe Fermin Aldeguer, me këtë të fundit që arriti t’ia rrëmbejë këtë pozicion Pedro Acostas me KTM, vetëm në castet e fundit. Pas Garës Sprint  të Malajzisë, Alex Marquez është shpallur zyrtarisht nënkampion i botës.

Klasifikimi vijon me Franco Morbidelli në vendin e pestë dhe Fabio Quartararo në të 6. Dhjetëshja e pilotëve më të mirë në Garën Sprint të Malajzisë plotësohet nga Marco Bezzecchi, Johan Zarco, Enea Bastianini dhe Fabio Di Giannantonio

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta