Inxhinieri humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet drejtuesi teknik në Peqin

25/10/2025 12:54

Arrestohet në flagrancë drejtuesi teknik 64-vjeçar pas aksidentit fatal në kantierin në fshatin Paulesh të Peqinit, ku u rrëzua nga lartësia dhe humbi jetën inxhinieri 42-vjeçar.

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë..

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta