I dënuar me burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 56-vjeçari, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal

25/10/2025 10:16

Shtetasi Ardian Kastrati, i cili është dënuar me burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve ka rënë në prangat e policisë.

56-vjeçari, është dënuar nga GJKKO me 7 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Këtij shtetasi i kanë mbetur mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

-ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Ardian Kastrati., 56 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grup i strukturuar kriminal”“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta