Vrasja e dyfishtë për një kafe në Manzë, lirohen katër të arrestuarit, u caktohet masa ‘detyrim paraqitje’
Ulian Barjami, avokati i arrestuar pak ditë më parë në Elbasan, ka reaguar sot në ditën Europiane të Avokatëve.
Barjami shkruan se është ” gjendur viktimë e një ndalimi të paligjshëm, që nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë”.
Cenimi ndaj avokatit thotë Barjami është cenim i themeleve të shtetit të së drejtës.
Reagimi i avokatit Ulian Barjami:
Sot, në Ditën Europiane të Avokatëve, ndjej më shumë se kurrë peshën dhe përgjegjësinë që mbart ky profesion fisnik. Ngjarja e fundit, ku u gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm, nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë.
Kjo ditë na kujton se avokatët janë mburoja e qytetarëve përballë çdo padrejtësie. Çdo cenim ndaj tyre është cenim ndaj vetë themeleve të shtetit të së drejtës.
Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar, për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur dinjitetin e profesionit tonë. Sepse drejtësia nuk ekziston pa avokatin, dhe avokati nuk mund të ekzistojë pa respektin që i detyrohemi si shoqëri.
Top Channel