Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kërkon që gjatë vendosjes së emrave të figurave historike në rrugë, sheshe apo mjedise të tjera publike të merret miratimi i tij.
“Kjo vjen me rezolutat europiane por edhe shqetësimin e të përndjekurve politikë të cilët kanë shprehur shqetësimet përkatëse në institucionet e të drejtave të njeriut siç është rekomandimi i Avokatit të Popullit që ka bërë në lidhje me korrektësinë që duhet të ketë pushteti vendor për verifikimin e pastërtisë së këtyre figurave me emra simbolesh, data të personave që kanë qenë në regjimin komunist”, tha Skënder Vrioni, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit
Aktualisht Autoriteti i Dosjeve ka nisur një proces konsultimi me institucionet publike në të gjithë vendin për vendosjen e standardeve në përzgjedhjen e emrave.
Në mjaft raste emërtesat e rrugëve dhe shesheve publike kanë nxitur debate të shumta për shkak të dritëhijeve që kanë shoqëruar këto personalitete apo figura historike.
Top Channel