Të shtëna me armë u raportuan këtë të mërkurën në Hanover, gjatë një grindjeje midis dy grupeve të të rinjve, sipas policisë lokale.

Si pasojë disa persona u plagosën, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar. Policia vazhdon hetimet me ndihmën e Departamentit të Hetimit Penal, me qëllim mbledhjen e provave.

Për shkak të incidentit, linjat e tramvajit 1 dhe 2 në Vahrenëalder Straße janë pezulluar përkohësisht.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta