“Është i vetëm në qeli. Do të hakmerremi për Geddafin”/ Të burgosurit kërcënojnë me vdekje Sarkozy-n, shtohen masat e sigurisë

22/10/2025 12:23

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, përjetoi një pritje të hidhur ditën kur hyri në burgun e sigurisë së lartë La Santé në Paris.

Bashkëqytetarët e tij të burgosur nuk ngurruan të kërcënonin me vdekje 70-vjeçarin dhe të premtonin se do të “hakmerren për Gaddafin”.

Për të garantuar sigurinë e tij, dy oficerë policie u vendosën në qelinë ngjitur, duke monitoruar çdo lëvizje të ish-presidentit 24 orë në ditë. Sarkozy nisi dje vuajtjen e dënimit 5-vjeçar për financim të fushatës së tij elektorale të vitit 2007.

Një video e shpërndarë online tregon një të burgosur duke thënë: “Sarkozy është aty, vetëm në qeli. Ne do të hakmerremi për Gaddafin. Jepi mbrapsht miliardat.”

Avokatët e Sarkozy-t konfirmuan se ish-presidenti kishte kaluar një natë të “frikshme”. Ai ka marrë me vete dy libra në qeli: Count of Monte Cristo, për hakmarrjen, dhe Life of Jesus Christ, për ringjalljen.

Policia e brendshme franceze ka konfirmuar mobilizimin e oficerëve nga shërbimi VIP për të mbrojtur ish-presidentin. Éric Ciotti, kreu i partisë konservatore të Sarkozy-t, ‘The Republicans’, deklaroi se kërcënimet ishin serioze dhe siguria e tij duhet të garantohet në çdo moment.

Qelia e Sarkozy-t është e vogël, 29 metra katrorë, me një shtrat, dush, një tavolinë të vogël, telefon dhe TV me pagesë, ndërsa lejohet vetëm një shëtitje e vetme në ditë. Ish-ministri i Brendshëm, i njohur si “Le Top Cop”, është tani një prej të burgosurve më të pambrojtur, duke u përballur me kërcënime të drejtpërdrejta dhe një ambient të rrezikshëm në La Santé, ku janë mbajtur terroristë dhe hajdutë të njohur si Carlos the Jackal dhe Jacques Mesrine.

Sarkozy është gjithashtu i dënuar për tentativa ryshfeti ndaj një gjyqtari dhe financim të paligjshëm të fushatës, ndërsa bashkëshortja e tij, Carla Bruni, përballet me akuza për “Operacionin Save Sarko”, një plan të dyshuar për të shmangur burgun e ish-presidentit. Të dy mohojnë çdo shkelje ligjore.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta