Një aksident rrugor që përfshinte dy autobusë në njërën nga autostradat më të ngarkuara të Ugandës i ka marrë jetën të paktën 63 persona dhe ka plagosur shumë të tjerë, tha policia të hënën.
Aksidenti ndodhi pak pas mesnatës në autostradën që lidh kryeqytetin Kampala dhe qytetin verior të Gulu.
ICYMI: Several people have been feared dead following a road accident at Kitaleba Village in Kiryandongo District involving four vehicles, including two buses that collided while overtaking along the Kampala–Gulu highway.#NTVNews pic.twitter.com/Xo9rTERrqn
— NTV UGANDA (@ntvuganda) October 22, 2025
Hetimet fillestare sugjerojnë se aksidenti u shkaktua kur dy autobusë që vinin nga drejtime të kundërta u përpoqën të tejkalonin automjete të tjera një kamion dhe një SUV.
“Gjatë rrugës, të dy autobusët u përplasën ballë për ballë ndërsa manovronin për të kaluar”, tha Forca e Policisë së Ugandës në X, duke shtuar se “63 persona humbën jetën, të gjithë pasagjerë të automjeteve të përfshira” në aksidentin rrugor.
Top Channel