
Pamjet televizive të transmetuara drejtpërdrejt gjatë një ndjekjeje nga policia në Kaliforni përfunduan në tmerr, ndërsa një i dyshuar që po tentonte t’u shpëtonte efektivëve, u përplas për vdekje nga një automjet.
Në momentin e ngjarjes, pamjet ishin duke u transmetuar në televizion, ndërsa dy spikerët në studio mbetën të shokuar.
Një helikopter për CBS Los Angeles po filmonte policinë duke ndjekur hajdutin e dyshuar në një furgon të bardhë të vjedhur nëpër lagjen kineze, kur më pas u drejtua për në autostradë.
Ai më pas doli nga dritarja e furgonit ndërsa ai po lëvizte ngadalë përpara, dhe menjëherë u përpoq të ngjitej mbi barrierën ndarëse të rrugës. Ai u pengua dhe u godit nga një makinë që po kalonte ndërsa u ngrit në këmbë dhe vazhdoi të lëvizte.
Por për fat të keq, ai u përplas dhe nga dy makina të tjera, duke gjetur vdekjen në vend.
Replay From SkyKCAL pic.twitter.com/98u4bMXK4q
— PupScanLA (@PupscanLA) October 21, 2025
Top Channel