Nuk pagoi qira për dy dekada/ Deputetët britanikë kërkojnë mocion parlamentar: Princit Andrew t’i hiqet titulli i Dukës

21/10/2025 13:34

Deputetët britanikë kërkojnë të paraqesin mocion parlamentar për t’i hequr Princit Andrew titullin e Dukës.

Qeveria e Britanisë së Madhe po përballet me presion në rritje mbi rezidencën e princit në Royal Lodge me 30 dhoma në Windsor, për të cilën nuk ka paguar qira për më shumë se dy dekada.

Sekretari i biznesit i Mbretërisë së Bashkuar, Peter Kyle, tha se ishte “një çështje për pallatin mberëtor” nëse Andrew lejohej të qëndronte atje pas akuzave të reja të bëra kundër tij në lidhje me marrëdhënien e tij me shkelësin e dënuar për abuzim seksual me fëmijë, Jeffrey Epstein.

The Times publikoi kontratën, ku në të thuhet se Andrew pagoi 1 milion paund për qiranë dhe të paktën 7.5 milionë paund për rinovimet. Ai ka të drejtë të jetojë atje deri në vitin 2078.

Presioni vjen mes akuzave të reja të bëra për princin në kujtimet pas vdekjes nga e mbijetuara e Epstein, Virginia Giuffre. Shkrimtarja Amy Wallacw shprehet se do ta shihte si fitore faktin që princi të heqë dorë vullnetarisht nga titujt, duke e quajtur një ‘gjest simbolik’.

Ka pak mundësi që deputetët të veprojnë për të hequr zyrtarisht titujt. Kjo do të kërkonte një akt parlamentar, të cilin qeveria nuk ka ndërmend ta iniciojë nëse nuk kërkohet nga pallati. Të martën, SNP paraqiti një mocion të parakohshëm (EDM) për të hequr zyrtarisht titullin e Princit Andrew si Dukë i Jorkut, të cilin ai ka thënë se nuk do ta përdorë më.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta