Mitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë. Rritje pagash, 400 euro për pensionistët dhe lehtësime fiskale
Askush prej nesh nuk duhet t’i bëjë presion presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kur bëhet fjalë për lëshime territoriale.
Përkundrazi, e gjithë përpjekja ndërkombëtare duhet të përqendrohet në ushtrimin e presionit ndaj Rusisë, në mënyrë që ajo të ndalojë agresionin e saj të pajustifikuar kundër Ukrainës.
Kështu ka deklaruar kryeministri polak Donald Tusk, në një reagim të fortë të bërë në platformën X (ish-Twitter). Ai theksoi se paqësimi — pra përpjekja për të arritur paqe duke bërë lëshime ndaj agresorit — nuk ka qenë kurrë rruga drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Fjalët e Tusk vijnë në një moment kur disa vende evropiane po diskutojnë mbi perspektivat e negociatave mes Kievit dhe Moskës, ndërsa Polonia vazhdon të jetë një ndër mbështetëset më të forta të Ukrainës që prej fillimit të luftës.
Top Channel