
11 persona janë të arrestuar nga operacioni i zhvilluar nën drejtimin e prokurorisë në Elbasan mesditën e kësaj të hëne.
Aksioni është zhvilluar në ambientet e një lokali, ndërsa personave të arrestuar u janë gjetur tre armë zjarri tip pistoletë, gati për qitje.
Burimet bëjnë me dije për Top Channel se një nga personat e shoqëruar është M.Lika, i njohur si miku i Emiljano Shullazit. biznesmeni Bujar Muça është po ashtu mes të shoqëruarve nga policia e Elbasanit.
Në ambientet e lokalit ku u zhvillua aksioni kanë qenë një numër i madh personash, ndërsa mësohet se ka pasur kundërshtime dhe konfrontime fizike me policinë.
Aktualisht policia po kontrollon edhe materialet filmike, ndërsa po vijon punën me verifikimet për këta shtetas për të parë të shkuarën e tyre.
Top Channel