
20 pengjet e fundit të mbajtura nga Hamasi në Gaza tani janë kthyer në Izrael pas më shumë se dy vitesh në robëri!
17:10
Donald Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët botërorë që do të marrin pjesë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë një ceremoni nënshkrimi që ka tërhequr një turmë homologësh të tij nga e gjithë bota.
Autoritetet egjiptiane njoftuan udhëheqësit që do të marrin pjesë në samitin ndërkombëtar të organizuar në qytetin Sharm el-Sheikh të hënën pasdite.
14:30
“Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike.
Presidenti amerikan u shfaq shpresëplotë se tashmë, rajoni do të hyjë në një periudhë të re paqeje e zhvillimi. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”, tha ai mes duartrokitjeve entuziaste të ligjvënësve izraelite, teksa falenderoi falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që ndërmjetësuan negociatat të cilat cuan drejt vulosjës së marrëveshjes me Hamasin.
“Ky është fillimi i një marrëveshjeje të madhe dhe një harmonie të qëndrueshme për Izraelin e të gjithë kombet e atij që së shpejti do të jetë një rajon vërtet madhështor. Unë e besoj këtë me forcë. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, shprehet Trump.
“Pas dy vjetëve të tmerrshëm në errësirë dhe robëri, 20 pengje guximtare po kthehen te familjet e tyre. Edhe 28 tjerë po vijnë në shtëpitë e tyre për të gjetur paqen në këtë vend të shenjtë. Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni është në paqe”, shton presidenti amerikan.
Fjalimi i tij pompoz megjithatë, nuk përfundoi me nota pozitive pa u pllakosur nga asnjë incident. Trump u kritikua ashpër nga dy anëtarë të parlamentit, Ofer Kassif dhe Ayman Odeih, të cilët u ngritën me pankarta proteste në duar ku denoncohej mbështetja e tij për luftën në Gaza. Kryetari i parlamentit ndërhyri shpejt për t`i përjashtuar nga seanca. Trumpi e kaloi episodin me sportivitet, duke komentuar me shpoti se “kjo ishte shumë efikase”.
Donald Trump mbërriti këtë mëngjes në Izrael, e më pas do të niset për një samit në Egjipt ku do të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë për ta diskutuar me ta paqen në Lindje të Mesme. Gjatë rrugës në rajon, presidenti amerikan deklaroi se lufta në Gaza “ ka marrë fund”.
14:25
Hamasit i del “armik” i ri/ Luftime të ashpra, 30 të vdekur gjatë fundjavës
Gati 30 të vrarë është bilanci i përleshjeve të ashpra që shpërthyen në qytetin e Gazës mes forcave të Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të familjes Dughmush, në atë që konsiderohet si një nga konfrontimet e brendshme më të dhunshme që nga përfundimi i operacioneve të mëdha izraelite në enklavë.
BBC citon dëshmitarë okularë të pohojnë se pjesëtarë me maska të Hamasit shkëmbyen zjarr me luftëtarë të klanit në fjalë pranë një spitali të qytetit. Një zyrtar i lartë i ministrisë se brendshme të drejtuar nga Hamasi u shpreh se njësitë e tyre të sigurisë kishin rrethuar anëtarët të klanit, me të cilët u angazhuan në luftime të ashpra. Burime mjekësore folën për 19 të vrarë nga klani Dughmush dhe tetë nga radhët e Hamasit që prej ditës së shtunë, kur nisën luftimet. Përleshjet shpërthyen në lagjen Tel al-Haëa të qytetit, cka mbolli panik në zonë.
“Këtë herë banorët nuk po iknin nga sytë këmbët prej sulmeve izraelitëve; ata po i largoheshin njerëzve të vet”, u shpreh një dëshmitar. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për nxitjen e luftimeve.
Raportet nga terreni tregojnë se Hamasi ka mobilizuar rreth 7,000 anëtarë të forcave të tij të sigurisë për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës të liruara së fundmi nga trupat izraelite, edhe pse ai vetë e mohon të jetë duke vendosur “luftëtarët e tij nëpër rrugë”.
14:24
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore.
“Z. President, pse nuk i jepni falje”, tha Trump, duke ia drejtuar komentin Presidentit izraelit Isaac Herzog.
Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme në çështjet e brendshme të Izraelit nga udhëheqësi amerikan, i cili më parë kishte bërë thirrje që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të rrëzohej.
Trump pranoi se komenti i tij nuk ishte në komentet e përgatitura. Por tha se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij.
“Më pëlqen ky zotëria këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës”, tha ai.
“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson”, tha ai, duke iu referuar akuzës se Netanyah0u kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj.
14:21
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se i gjithë rajoni ka miratuar një plan që Gaza do të çmilitarizohej, përfshirë Hamasin.
Megjithatë, këto elementë të planit 20-pikësh të Trump ende nuk janë negociuar dhe rënë dakord nga palët dhe Hamasi duket se i ka hedhur poshtë ato.
Presidenti amerikan tha më tej se Izraeli ka fituar gjithçka që mund të fitohej “me forcën e armëve”, një tjetër përkulje e qartë ndaj mesazhit të tij se lufta ka mbaruar, shkruan BBC.
Pasi bëri shaka për vonesën në samitin në Egjipt këtë pasdite, Trump u shpreh se do të takohet me disa kombe atje.
“Së bashku kemi treguar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, është një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë ditë pas dite”, tha ai.
Presidenti amerikan shpreson që më shumë vende në rajon do të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve myslimane.
“Bota po e do përsëri Izraelin”.
14:20
Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Parlamentin izraelit, u shpreh se vendet e Lindjes së Mesme duhet të ndalojnë së krijuari armiq dhe të punojnë së bashku për të krijuar “mundësi dhe prosperitet”.
Ai thotë se “në vend që të prodhojnë armë”, vendet në rajon duhet të përqendrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale.
“Edhe për Iranin, regjimi i të cilit ka shkaktuar kaq shumë vdekje në Lindjen e Mesme, dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur”, thotë ai.
14:04
Netanyahu shpresë tek Trump: Mund ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me vendet arabe
Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu mbajti fjalimin e tij në parlament gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai nuk ndali lëvdatat për Trumpin, duke ia dhënë atij meritën për një marrëveshje të shkurtër armëpushimi të arritur në janar që çoi në lirimin e disa pengjeve.
Netanyahu deklaroi se beson që lidershipi i presidentit amerikan do ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me më shumë vende arabe, ndërsa këmbëngul se Izraeli do të mbetet “vigjilent” ndaj kërcënimeve të ardhshme.
I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump u prit me duartrokitje dhe brohoritje në Knesset.
“Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje. Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre.
28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan{, tha Trump.
“Armët heshtin”, thotë ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”.
13:36
Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”.
Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.
Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë.
13:25
Lirimi i pengjeve/ Trump i drejtohet parlamentit izraelit : Një ditë gëzimi dhe shprese të madhe
I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset.
“Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje”, u shpreh Trump.
“Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre. 28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan.
“Armët heshtin”, thotë ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”.
12:21
“Lufta mbaroi”/ Mbërritja e Trump në Izrael, Netanyahu i shtron tapet të kuq presidentit amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Izrael ku shefit të Shtëpisë së Bardhë iu rezervua një pritje madhështore me qilim të kuq të shtruar në pistë, pavarësisht se në shtetin hebre ai nuk do të qëndrojë veçse pak orë.
Në aeroport kishin dalë një sërë presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe një sërë zyrtarësh të lartë ushtarakë.
“Lufta ka mbaruar”, u tha Trumpi gazetarëve gjatë fluturimit për në Izrael ku Netanyahu përsëriti edhe një herë se vendi i tij, nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë ndalesës së shkurtër në Izrael, Trump do të takohet me familjarë të pengjeve dhe do të flasë në parlamentin vendas, në Knesset. Më pas, do të udhëtojë për në Egjipt për një samit paqeje me udhëheqësit botërorë dhe një ceremoni zyrtare nënshkrimi të fazës së parë të marrëveshjes së tij të paqes në Gaza.
Sipas planit, operacionet ushtarake janë ndalur në enklavë. Hamasit i kërkohet shkatërrim i plotë i armëve. Faza e parë parashikon atë që po ndodh sot: lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Një tjetër pikë e rëndësishme ka të bëjë me dërgimin e ndihmave në Gazë, proces që tashmë ka nisur. Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur në plan edhe udhëheqjen e Gazës në të ardhmen.
Aty thuhet se “një komitet palestinez teknokratik dhe apolitik” do të qeverisë përkohësisht “me mbikëqyrje të një trupi ndërkombëtar, Bordi i Paqes” i cili do të drejtohet nga presidenti amerikan, Donald Trump, e ku do të do të marrin pjesë edhe liderë tjerë shtetesh.
Propozimi e bën të qartë se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisje “direkte, jodirekte, apo të çfarëdo forme”, ndërsa duket se lë të hapur mundësinë e një shtetësie palestineze.
Top Channel