Kosova ka barazuar me rezultatin 0-0 kundër Sllovenisë në një takim të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dueli i zhvilluar në Prishtinë dhe i transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb ishte i luftuar, me të dyja skuadrat që zbritën në fushë për të marrë tre pikët.

Gjithsesi, ai që u vu më në provë ishte portieri Muriç, i cili ndali disa herë sulmuesin e Manchester United, Benjamin Sesko dhe shokët e tij të skuadrës, për ta mbajtur portën e “Dardanëve” të paprekur.

Franco Foda vendosi që Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani ta nisnin nga stoli këtë takim, me të dy yjet që priten të jenë më të freskët në duelin e radhës kundër Suedisë në transfertë pas 3 ditësh.

Kështu Kosova shkon në kuotën e 4 pikëve, duke e ruajtur në mënyrën më të mirë vendin e dytë të renditjes në Grupin B, që të dërgon në fazën “Play Off” të Botërorit, me ëndrrën dardane që vijon.

Rezultati:

Kosovë 0-0 Slloveni

Ngjarjet Kryesore:

90+4′ Mbyllet 0-0 sfida mes Kosovës dhe Sllovenisë!

77’ Rashica dhe Asllani hyjnë në fushë në vend të Muriqit dhe Rrahmanit në radhët e Kosovës.

72’ Aksion i rrezikshëm i miqve nga e majta, harkimi në zonë gjen Vipotnik i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Muriç.

69’ Dalje e gabuar e Oblak pas një goditje dënimi, sfera largohet me vështirësi nga prapavija sllovene.

50’ V. Berisha hyn në fushë në vend të Rexhbeçajt i cili del nga fusha i dëmtuar.

47’ Muslija ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, sfera kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

38′ Sesko provon me një gjuajtje nga brenda zonës, por Muric arrin ta ndalë, i cili më pas shmang dhe një autogol.

12’ Seshlar harkon në zonë nga e djathta, Sheshko me kokë gjuan por nuk gjen portën e Muriç.

5’ Harkim interesant në zonë nga e majta, Muriqi gjuan me një kthesë por nuk gjen portën.

1′ Starton sfida në stadiumin “Fadil Vokrri”!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel