
Barbara Doda, Partia Mundësia dhe Endri Shabani, kreu i Nisma Thurje janë përfshirë në një debat të fortë me Arlind Qorin, kryetarin e Lëvizja Bashkë, për zgjedhjet lokale në Tiranë.
Teksa ishin të ftuar në ‘Top Story’, Doda iu drejtua Qorit duke i thënë ‘Arlind, ty të akuzojnë si kandidat i Ramës’.
Qori e mori me sportivitet këtë koment duke thënë ‘ka njerëz që thonë se toka është e sheshtë’.
Më tej, ndërhyri Shabani, i cili i kundërvu Qorit, duke i thënë që votat e tij favorizojnë Ramën.
Pjesë nga diskutimi në Top Story:
Doda: Një kandidat që e mbështet PD, e mbështesim ne si Partia Mundësia, e mbështet Endri Shabani, Lapaj e me radhë. Është shumë më e madhe se PD. PD mund të kishte bërë atë që ka bërë gjithmonë, të kishte qëndruar me një nga kandidatët e vetë që i quan shumë të fortë si Klevis Balliu. Partia jonë dhe ata që na kanë votuar ne, të garantoj që nuk do e votonin kurrë. Është ky mekanizëm që na mundëson, jo vetëm ne, por gjithë partive opozitare të votojnë një kandidat. Ti mund ta nisësh me paragjykimin tënd, nuk ka asnjë lloj rëndësie. Ka shumë njerëz që edhe për ju thonë që jeni kandidat i zotit Rama.
Qori: Ka njerëz që thonë se toka është e sheshtë…
Doda: Po patjetër, se ti e ke si mendim, jo si fakt. Po the që Binaj është një kandidat që e mbështet dhe Berisha, partia jona dhe partitë e tjera. Dhe ia ka një shans për të fituar bashkinë.
Qori: Interesat e kujt do çojë përpara kryetari i ri, në momentin që atë e mbështet Berisha?
Doda: Ti ke zgjedhur të merresh me Sali Berishën. Ne si politikanë të rinj, duhet të jemi ndryshe nga Sali Berisha dhe Edi Rama.
Shabani: Arlindi duke marrë pjesë në zgjedhje, një garë që e sigurt që nuk e fiton, i jep mundësi Ramës të fitojë edhe më thellë.
Top Channel