Top Story/ Gara për Tiranën, Florjan Binaj “ftesë” kundërshtares së tij të kampit rozë Ogerta Manastirliu: Unë jam i gatshëm që…

09/10/2025 22:54

“Rama dhe Veliaj në fillimet e veta kanë bërë punë të mira”, kështu u shpreh në “Top Story” Florjan Binaj për punën e bërë nga kryeministri Edi Rama dhe punën e bërë nga Erion Veliaj si kryetar bashkie, teksa foli për kandidimin e tij për Tiranën, si kandidat jopolitik, por i mbështetur nga i gjithë spektri opozitar.

I pyetur nga Grida Duma se përse ai është i mirë se kundërshtarja e tij nga kampi i PS, Ogerta Manastirliu, ai u përgjigj: Besoj se të gjithë ne në fund të ditës nuk jemi ajo çfarë themi por ajo që bëjmë, gjithsekush që na sheh dhe që do votojë, do dijë ta ndajë në peshore”.

Më tej shtoi se do të dëshironte që të kishte një debat qytetar televiziv me Manastirliun.

“Zonja Manastriliu ia ka dedikuar gjithë jetën e saj kreut të PS, Edi Rama. Unë si kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita, jam i gatshëm të bëjmë një debat qytetar me zonjën Manastirliun”, tha Binaj.

 

Top Channel