
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, argumentoi në “Top Story”, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë.
Ai u shpreh se ky vendim i Kushtetueses nuk ka asnjë ndikim tek PS-ja, që sipas tij do të vijojë me punën për zgjedhjet e kryeqytetit.
“Ai ishte një vendim që e marrin organet që bëjnë zgjedhjet. PS është garuese në zgjedhje dhe nuk organizon zgjedhje. Dekretin e presidentit, presidenti cakton datën dhe Gjykata shqyrton më pas. Si përfaqësues i PS, gjëja e parë është që respektojmë ligjin, gjë që e kemi bërë që dinë e parë, nuk komentojmë vendimin e gjykatave, e sidomos asaj të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo gjë do të ketë një vendim themeli ku Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë më vonë. Shtabin e PS nuk ndryshon asgjë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Tiranës. Patjetër që do të ketë një ditë zgjedhjesh, por kjo nuk e pengon PS që ka nisur një diskutim intensiv me qytetarët e Tiranës. Si do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime publike, e hapësirat publike, modernizmi jetës së qytetarëve.
Ne si PS jemi të përgatitur, nga njëra anë të respektojmë ligjin dhe nga ana tjetër ti përgjigjemi qytetarit 24/24. Për shtabin elektoral tonin nuk ndryshon asgjë, për të vazhduar që Tirana jonë të ketë pulsin e jetës”, tha Toni Gogu.
Top Channel