E-maili me emrin e Enver Hoxhës, kryeparlamentari Peleshi: Kërkoj ndjesë për keqkuptimin, kam kërkuar…

09/10/2025 10:11

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi reagoi sot pas shpërndarjes së një materiali informues disa ditë më parë nga Sektori i Bibliotekës në adresë të deputetëve, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Peleshi kërkoi ndjesë për keqkuptimin, ndërsa theksoi se teksti është nxjerrë pa interpretim.

Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e e krijuar. Texti ishte informativ, jo të mbrojë apo vlerësojë dikë. Teksti është nxjerrë pa interpretim, Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindje

I kërkova Institutit parlamentar një rishikim të plotë që të shmanget çdo keqinterpretim.”,u shpreh Peleshi.

Në një sqarim zyrtar, rreth tre ditë më parë, Kuvendi theksoi se materiali është pjesë e një praktike të rregullt të Sektorit të Bibliotekës, i cili u dërgon deputetëve informacione me karakter historik dhe arkivor, bazuar në burime të botuara nga institucione shkencore.

Top Channel