“Sapo u dha vendimi, zbrazi armën”/ Zbardhet dëshmia e Ervis Kurtaj që u plagos në sallë: Pasi vrau gjyqtarin, u kthyer sërish…

08/10/2025 10:45

Të tjera dëshmi dalin nga ngjarja tronditëse e ndodhur dy ditë më parë brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.

Ervis Kurtaj, ishte njëri nga të plagosurit dhe dëshmitar kyç i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai ndodhej aty së bashku me babain e tij, Rakip Kurtaj, edhe ky i fundit i plagosur, si palë në procesin gjyqësor ku ishte edhe familja Shkambi..

Ai tregon se ngjarja ndodhi në çastin kur gjyqtari shpalli vendimin në favor të tyre. “Në atë moment, Elvisi u ngrit nga vendi dhe i’u afrua gjyqtarit duke qëlluar disa herë me armë zjarri,” ka deklaruar Kurtaj.

Sapo dëgjova të shtënat, kapa babin nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit. Kur po kalonim derën e sallës, Elvisi u kthye dhe qëlloi drejt nesh,” shtoi Kurtaj.

Të dy, babë e bir, mbetën të plagosur dhe u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku morën trajtim mjekësor dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Top Channel