
Ish-kreu i KLGJ, Alfred Balla, zbuloi në “Top Story” disa detaje nga kërkesa e prokurorëve dhe gjyqtarëve për të pasur armë me vete, si mjet mbrojtës gjatë detyrës.
Punonjësit e drejtësisë nuk kanë qenë dakord me vendimin e atëhershëm të Ministrisë së Brendshme, për çarmatosjen e tyre. Balla tha se ata e ndjenin veten më të sigurt nëse mbanin armë me vete.
“Para dy vitesh mora një iniciativë personale, si një ish-prokuror që armën e kemi pasur, më pas u hoq. Ne nuk jemi në kushtet komode si në Norvegji, ku çdo gjë është e sigurt. Të gjithë drejtuesit e prokurorive i dërgoj një e-mail, nëse donin ta mbanin armën, shumica e prokurorëve ishte përgjigja që t’i kërkonin Kuvendit që të armatoseshin.
Duke pasur armën me vete, elementi keqbërës (autori i sulmit), do të mendohet mirë. Më pas u largova unë dhe kjo mbeti e paralizuar si ide. Në biseda me ministrin e brendshëm të asaj kohë, se nga u shty ministri që i hoqi armën prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ata e kishin me vete, kudo që lëviznin, e ndjenin veten më të sigurt. Gjithashtu, në rastin e prokurores së Lushnjës, ngriti alarmin se çfarë do të bëjmë për të ndryshuar.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe shumë të tjerë u mblodhën dhe propozuan disa masa. Trishtim për këtë situatë (vrasja e gjyqtarit), sepse duke lëvizur ne në vende të tjera shohim se çfarë është siguria. Ky Këshill (KLGJ-Këshilli i Lartë Gjyqësor) duhet të ngrinte në këmbë shtetin”, tha ish-kreu i KLP-Alfred Balla.
Top Channel