Grupi i PD ka nisur procedurat për propozimin e shkarkimit të presidentit Bajram Begaj.

Gjatë mbledhjes së Grupit, PD vendosi që në “mbështetje të pikës 2, të nenit 90 të Kushtetutës, të nis procedurën parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

Po ashtu në mbledhje është miratuar edhe ngritja e Komisionit Hetimor “për parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 Majit 2025”, siç i cilëson PD.

“Lidhur me kërkesat e Grupit Parlamentar të PS për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme Parlamentare, lidhur me Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, Grupi Parlamentar i PD vlerëson se pjesëmarrja e opozitës në këto Komisione do të mundësohet vetëm nëse puna në to ndërtohet mbi bazën e garancive të barazisë pozitë-opozitë, të konsensusit në vendimmarrje në Komision dhe në seancë plenare, të respektimit të parimit të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, si dhe të angazhimit në proces sipas fushave që mbulojnë të ekspertëve të OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës, të Komisionit të Venecias dhe të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë duhet të respektojë dhe të pres me qëllim bërjen pjesë të punës së tij edhe Raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit”, njofton PD.

Më herët sot kreu i PD, Sali Berisha e ka paralajmëruar për mocion ndaj presidentit Bajram Begaj. Gjatë konferencës për shtyp, kryedemokrati sqaroi se opozita po e bën këtë për të mbrojtur Presidencën.

 

 

 

 

Top Channel