
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vizituar sot Kosovën.
Numri një i futbollit botëror në aeroportin e Prishtinës u mirëprit nga zyrtarët e Presidencës së Kosovës dhe nga përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Këtë të mërkurë, Infantino u dekorua nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një ceremonie solemne.
“Është nder i madh dhe kënaqësi e madhe, emocion i madh e lumturi e madhe që të jem këtu në shtëpinë time, në Kosovë. Dhe ta pranoj këtë nder të madh, këtë medalje nga ju, presidentja e Republikës së Kosovës, mikesha ime, në emër të një vendi të mrekullueshëm si Kosova.
Kosova sot dhe Prishtina sot është kryeqyteti i botës apo jo? I botës së futbollit… por siç e dimë të gjithë, futbolli është gjëja më e rëndësishme në botë, kështu që është kryeqyteti i botës.
Do të doja t’ia dedikoj këtë medalje, këtë nder e mirënjohje Fadil Vokrrit. Dhe të gjithë popullit të Kosovës në Kosovë e jashtë saj”, tha Infantino.
Ndërkohë përkrah tij ndodhet e gjithë përfaqësuesja e futbollit të Kosovës në fjalën që ai mbajti përpara protagonistëve në të lartë të futbollit shqiptarë, Agim Ademi, presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili u zyrtarizuar në Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, një prej komiteteve më të rëndësishme të kësaj organizate globale dhe Armand Duka, i cili mori detyrën e anëtarit të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një mandat katërvjeçar.
Top Channel