
Kreu i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, ka shprehur në “Top Story” se nëse do të ishte marrë parasysh zgjidhja e stokut të dosjeve në gjykata, sot situata do të ishte ndryshe.
Teksa i referohej vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, Haxhia konsideron fajtorë shumë palë, përfshirë edhe avokatët.
“Na bën të kthehemi në të kaluarën në atë që kemi kërkuar. Nuk dua të marr pozicionin e kritikuesit, ose të marr flamurin e atyre që kemi thënë më parë. Këtu në Shqipëri nuk dëgjohen njerëzit. Nëse merret me seriozitet dhe të nxirret një produkt që t’i shërbejë popullit do të ishte sot një situatë tjetër.
Nëse do të ishte marrë parasysh ai stok… angazhimi i forcave për të ikur kjo situatë, gjërat do të ishin ndryshe. Përballemi me një terren makabër që ushqehen nga pakujdesia. Siç kam qenë gjithmonë, hapur, unë jam avokat dhe këtë profesion e kam të shenjtë, këtu jemi fajtorë të gjithë.
Këtë baba këtë qytetarë e vramë të gjithë. Edhe ne avokatët kem pjesën tonë, avokatët duhet të jenë njerëzorë dhe realë, t’i thonë klientit që nuk bëhet kjo gjë, nëse i thuhet që po bëhet, atij i krijohet një fyerje. Ai ishte njeri që kur shkonte në shpi shkonte që të ishte i qetë”, tha kreu i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia.
Top Channel