
Në datën 11 tetor do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Leskovc dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe eksklzuzivisht në DigitAlb.
Ky takim është me mjaft interes për të dyja kombëtaret në prezencën drejt “Botërorit 2026”. Së fundmi janë publikuar edhe koeficientet nga bookmakers-at.
Serbia e Stojkoviç është favoritja e madhe për të dalë fituese nga ky dueli me koeficient 1.73. Në këtë “prizmë”, triumfi i grupit të Sylvinhos është vlerësuar gati i pamundur me 5.25.
Barazimi do të ishte rezultati më i kënaqshëm për kuqezinjtë sipas specialistëve të barasteve, i përkthyer me koeficientin 3.50.
Mes këtyre dy përfaqësueseve, bilanci është në ekuilibër totalë (1 fitore Serbia, 1 fitore Shqipëria dhe 1 ndeshje është mbyllur në barazim).
Top Channel