“I qëndroj vendimit”/ Ish-sekretari Blinken: ‘Non grata’ lidhet me problemet e ish-kryeministrit Berisha, jo me SHBA

26/03/2026 20:22

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, komentoi vendimin e firmosur prej tij në maj të vitit 2021 për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pesë vite më vonë, ish-sekretari Blinken shprehet se i qëndron plotësisht vendimit të tij për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës politikanit shqiptar.

Blinken theksoi se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim për sanksionet ndaj Berishës, teksa foli gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics”, dalja e tij e parë publike mbi një vit pas incidentit që pati me presidentin amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit i hoqi të drejtën e aksesit në zyrat e shtetit dhe informacionet e klasifikuara si shtetërore.

“Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi”, u shpreh ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 2021, për akte korrupsioni dhe minim të demokracisë.

Top Channel