Një penallti e humbur dhe asnjë fitues në Torino, barazimi mes Juventusit dhe Milanit rihap garën për titull në Itali mes 5 skuadrave

05/10/2025 22:50

Në “Allianz Stadium” u zhvillua një superpërballje pa fitues.

Juventus dhe Milan u ndanë në paqe me rezultatin 0-0 në sfidën e javës së gjashtë të Serie A, një duel i luftuar deri në fund, por pa gola.

Kuqezinjtë patën mundësinë më të mirë të takimit në minutën e 53-të, kur Christian Pulisic humbi një penallti, duke mos arritur të thyejë murin bardhezi.

Ndeshja u karakterizua nga intensiteti, duelet fizike dhe kujdesi maksimal në mbrojtje nga të dyja skuadrat.

Me këtë barazim, Milani ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe qëndron në vendin e tretë, ndërsa Juventusi mbetet menjëherë pas tyre me 12 pikë.

Napoli dhe Roma kryesojnë me nga 15 pikë, ndërsa Interi 12, çka e bën garën për kreun jashtëzakonisht të hapur.

Barazimi i Torinos tregon se asnjë skuadër nuk është e paprekshme këtë sezon – dhe kampionati italian sapo ka marrë zjarr.

Top Channel