Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zonat verilindore të vendit, të cilat janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore.

Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë kryesisht në formë bore.

Njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga bora, duke sjellë një pamje të vërtetë dimërore. Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullim apo furnizim.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit në rrugë.

FOTO GALERI
6/24

Top Channel