Këtë të diel, në hapjen e programit “E Diell”, moderatorja më e re e këtij sezoni, Egli Tako, u përball me një pyetje të sikletshme nga kolegia e saj, Nevina Shtylla.

Duke u shprehur se i pëlqente t’i ngacmonte njerëzit dhe t’i vinte ata në siklet, Nevina e pyeti këngëtaren nëse do t’u bashkohej atyre në programin “Trotuar”, aty ku është pjesë edhe Xheneta.


E sikletosur nga ftesa e papritur, Egli nuk preferoi të jepte një përgjigje, duke e lënë ftesën për një moment tjetër.

“Me thënë të drejtën, e di që nuk ua kam prishur qejfin për asgjë deri tani, por këtu duhet ta rimendoj”, u shpreh ajo.

Top Channel