Vijon prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike në Sarandë

26/09/2025 18:03

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, me mbështetjen e Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake, ka nisur prej ditës së djeshme aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësira publike.

Aksioni ka nisur në lagjen nr.4 të Sarandës, ku janë evidentuar javët e fundit disa shtesa në katet e para të pallateve, që jo vetëm kishin zaptuar hapësirat publike dhe ato të përbashkëta por në disa raste bllokonin dhe trotuaret e kalimit për qytetarët. Nga ana e banorëve deri tani nuk ka pasur rezistencë. Mësohet se aksioni do të shtrihet në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, përfshirë edhe Ksamilin.

Top Channel