Dakota Johnson zgjodhi të bënte një paraqitje zbuluese duke u shfaqur me një fustan transparent dhe pa reçipeta në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Zyrih.

Ylli 35-vjeçar i “50 Shades of Grey” tërhoqi vëmendjen me një fustan të gjatë blu me jakë të rrumbullakët, i cili përfundonte me një fund spektakolar prej tyli.

Aktorja e kompletoi pamjen e saj me dy unaza, duke shmangur teprimet, ndërsa e mbajti grimin neutral dhe flokët në onde të lqshuara. Dakota Johnson pozoi në tapetin e kuq, përpara se të ngjitej në skenë për të marrë çmimin Golden Eye për të gjithë karrierën e saj si aktore.

Shihni fotot dhe postimet.

Kjo pamje erdhi menjëherë pas një momenti tjetër të guximshëm për të, kur u shfaq me një fustan të zi transparent me dantella në darkën e Fondacionit Kering në Nju Jork.

Ajo ka pranuar se moda ka qenë gjithmonë një çështje personale për të. Në një intervistë me Vogue në Festivalin e Filmit në Kanë, ajo kujtoi se si fëmijë realizonte “pamjet më të çuditshme” duke provuar fustanet e nënës së saj, Melanie Griffith. Megjithatë, për paraqitjet e saj në tapetin e kuq, Dakota Johnson ka një rregull bazë: “Ajo duhet të ndihet mirë me fustanin”.

Top Channel