
Europa League ka luajtur ditën e dytë të javës së parë të fazës së ligës.
Dueli që spikati ishte ai mes Aston Villas dhe Bolognas. Dueli ishte i luftuar nga të dyja ekipet, por anglezët e Unai Emery arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme falë golit të vetëm të sfidës që u shënua nga McGinn në minutën e 13’.
Tri pikë të vyera i mori edhe Stuttgarti. Gjermanët mundën në shtëpinë e tyre Celta Vigon me rezultatin 2-1, në një përballje të luftuar deri në fund.
Rangers u mund 0-1 nga Genk. Ekipi skocez, që ka lënë jashtë listës së Europës sulmuesin shqiptar, Nedim Bajrami, e nisi me një disfatë të hidhur në shtëpi aventurën europiane këtë sezon.
Dy klubet franceze, Lyon dhe Lille arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme në ndeshjen e parë.
Në sfidat e tjera, G.A. Eagles u mposht 0-1 nga FCSB, Ferencvaros barazoi 1-1 me Plzen, Porto mundi 0-1 Salzburgun në transfertë, ndërsa Young Boys pësoi një humbje të rëndë 1-4 në shtëpi përballë Panathinaikos.
REZULTATET:
G.A. Eagles 0-1 FCSB
Lille 2-1 Brann
Aston Villa 1-0 Bologna
Ferencvaros 1-1 Plzen
Rangers 0-1 Genk
Salzburg 0-1 Porto
Stuttgart 2-1 Celta Vigo
Utrecht 0-1 Lyon
Young Boys 1-4 Panathinaikos
Top Channel