
Një votim i këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie ka sjellë në qendër të debatit një nga çështjet më të ndërlikuara të qeverisjes vendore të viteve të fundit. Vetë Kryeministri Rama bëri të ditur nisjen e punës për zgjedhjet e reja.
Avokati Genc Gjokutaj, i cili ishte dhe pjesë e Këshillit Bashiak, foli në Top Story sa i përket vendimit për të shkarkuar Veliajn, duke u thënë se bashkimi i votave me PS-në nuk ishte për interesa të njëjtë.
“Dita e funeralit politik të Erion Veliajt normalisht që do kishte këtë prezencë. Shumë ishin të dëshiruar dhe prisnin që të vinte Erion Veliaj, mirëpo ai nuk erdhi. Unë mendoj që dhe mënyra e kërkimit dhe investimit të tij për t’u paraqitur seriozisht nuk ishte në nivelin e duhur. Unë personalisht, isha në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve dhe thashë që duhej dëgjuar. Mund të zgjidhej dhe me një videokonferencë online. Ai nuk mund të paraqitej, sepse ishte dita e tij e fundit në Bashki dhe nuk mund të vinte. Ai mund të ikte dhe në zyrë atë ditë. Mbledhja nuk zgjati shumë.
Unë u bëra sebep në fund. Mediat thonë që bashkuan votat. Votat ishin pro, por prapa kuintave nuk ishin për të njëjtën arsye.
Ne ishim dëshmitar okular të një atentati politik të Edi Ramës ndaj kryetarit të Bashkisë. Ne luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm këtë dasmë të shtruar. Është atentat politik, jo ligjor”, tha Gjokutaj.
Top Channel