“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
22/09/2025 14:04
Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga sektori privat.
“Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë, e kudo tjetër ku duhen çliruar hapësirat publike“-shkruan Rama krahas videos ku shemben ndërtimet pa leje.
Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.
Top Channel