Një 14-vjeçar është dhunuar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Shtetasi i mitur, 14 vjeç, se është kanosur nga dy shtetas në dukje bashkëmoshatarë të tij, të cilët nuk i njeh. Punohet për identifikimin e tyre”, njofton policia, pas marrjes së denoncimit.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit:

• R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli;

• i mitur 16 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;

• A. S., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, iu gjet një shkop si të policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. K., 33 vjeç, pasi gjatë një konflikti ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

• arrestuan shtetasin D. A., 23 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;

• referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Dh., 51 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

• arrestuan shtetasin R. L., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me një çifte gjahu, shtetasin F. Xh, me detyrë kryeplak i fshatit Bulticë. Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale;

• shpallën në kërkim shtetasit I. Z. dhe M. Z., pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur shtetasin A. K., i cili, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar për në banesë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

• Sh. Z., 54 vjeç. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vajzën e tij, shtetasen A. Z., 25 vjeçe, pasi në Paskuqan, automjeti që dyshohet se drejtohej nga 54-vjeçari në gjendje të dehur, është përplasur me një motoçikletë elektrike me drejtues shtetasin F. L., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 25-vjeçarja ka penguar në zbulimin e së vërtetës, duke deklaruar se kishte qenë ajo në drejtimin e automjetit dhe jo babai i saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel